Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho e nis me fitore rikthimin e tij në Premier Ligë

Tottenhami ka arritur që si mysafir të mposhtë West Hamin, me rezultat 3 me 2.

Kjo ishte ndeshja e parë prej kur Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Tottenhamit, transmeton Koha.net.

Në minutën e 36, Tottenhami kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Heung-Min Son, pastaj pas vetëm 7 minutash, Lucas shënoi golin e dytë.

Si fillon pjesa e dytë, nuk vonon shumë dhe Harry Kane shënoi edhe golin e tretë, në minutën e 49.

Në minutën e 73, vendësit përmes Michail Antonios zvogëluan epërsinë në 3 me 1, pastaj në minutat shtesë, shënoi edhe Michail Antonio, për ta bërë rezultatin përfundimtar në 2 me 3.

Edhe Tottenhami fiton me përmbysje të rezultatit Futboll Tottenhami fiton me përmbysje të rezultatit

Me këtë fitore, skuadra e re e Mourinhos ngjitet në pozitën e 6-të me 17 pikë nga 13 ndeshje të zhvilluara, aq sa kanë edhe Sheffield United e Arsenali në pozitat respektivisht 7.

Kurse West Hami ka mbetur në pozitën e 16-të, me vetëm 4 pikë më pak se Tottenhami.