Manchester United mund të ndërrojë drejtim sa i përket synimit të Antoine Griezmannit, pasi sulmuesi i Atletico Madridit mund të ndërrojë mendje e të qëndrojë edhe më tutje te Atleti, transmeton koha.net.
“Djajtë e Kuq” kanë qenë të vetëdijshëm dhe të gatshëm ta paguajnë klauzolën e francezit që është 85.7 milionë funte angleze, por duke parë qëndrimin e Griezmannit, Mourinho e ka kthyer vëmendjen te sulmuesi i Evertonit, Lukaku, dhe ai i Monacos, Mbappe, që padyshim janë ndër sulmuesit më në formë këtë edicion në Top 5 ligat evropiane.
Lukaku në 30 ndeshje në të gjitha garat ka 22 në total, derisa Mbappe ka 19 gola në 32 paraqitje, dhe ka 11 asistime për bashkëlojtarët.