Trajneri portugez, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës së Romës të interesohen për blerjen e mesfushorit kosovar të Arsenalit, Granit Xhaka.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, njofton “Blick”. “Jose Mourinho e dëshiron atë në Romë”, thotë Romano duke iu referuar interesimit të Mourinhos për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhaka mund të largohet nga klubi i Arsenalit pas pesë vjetësh.
Interesim për ish-mesfushorin e Borussia Moenchengladbachut dhe Baselit kanë shprehur edhe disa skuadra tjera evropiane.