Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është akuzuar për mashtrim me taksa gjatë kohës së tij te Real Madridi.
Sipas Reutersit, Mourinho besohet se ka fshehur ndaj autoriteteve 3.3 milionë euro gjatë viteve 2011-2012.
Prokurorët spanjoll kanë përgatitur një akuzë ndaj 54-vjeçarit, i cili la Madridin në vitin 2013 për t’u rikthyer te Chelsea. Pas dy vjetësh e gjysmë qëndrimi në Londër, ai u shkarkua në dhjetor të vitit 2015.
Pas gjashtë muajsh si i papunë, Mourinho pranoi punën te Manchester Unitedi.