Chelsea e ka shënuar fitoren e katërt rresht në Premier League.
Të dielën pasdite, Chelsea e ka mposhtur Aston Villan me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së 11-të.
Të dy golat për skuadrën nga Londra i ka shënuar anglezi, Mason Mount.
Golin e parë Mount e shënoi në minutë e gjashtë. Ndërkaq të dytin dhe të fundit në minutën e 65-të.
Armando Broja hyri në lojë në minutën e 89-të në vend të Raheem Sterlingut.
Chelsea ka 19 pikë në vendin e katërt. Aston Villa është në vendin e 16-të me nëntë pikë.
Artikuj të ngjashëm