Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Motrat Campbell synojnë të artat në Australi

Ato qëndronin të ulura në veturën e familjes duke shkuar në pishinën lokale për t'u stërvitur dhe duke u kthyer më pas në shtëpi, ndërsa ëndërronin që një ditë të përfaqësonin vendin e tyre në ngjarje të mëdha si Lojërat Olimpike.

Ëndrra u bë realitet për motrat australiane Cate dhe Bronte Campbell, që kanë tri medalje të arta olimpike, pestë të arta të botës dhe kanë përfunduar pesë herë në majë të podiumit në Lojërat e Komonuelthit (Commonwealth), shkruan Koha Ditore.

Ato do të jenë vajza të posterit në Gold Coast për Lojërat e Komonuelthit të vitit 2018, ku çdo lëvizje e tyre do të përcillet nga mediumet lokale.

"Është një shpatë me dy tehe të jesh notare australiane", thotë Cate, që me 25 vjet është dy vjet më e madhe se motra e vet. "Ka shumë presion, por njerëzit janë të entuziazmuar për sportin tonë, bashkon njerëzit dhe thjesht është pjesë e ADN-së australiane. Nuk do të doja ndryshe"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)