Moti me reshje shiu ka bërë që provat e zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë të shtyhen për më shumë se dy orë ditën e sotme.
Pilotët zbritën normalisht në pistë në orën 14:00 dhe vetëm pas 5 minutash nga sesioni i parë, drejtuesit vendosën t’i ndërprisnin provat për shkak të kushteve mjaft të vështira atmosferike me shi për të vozitur normalisht.
Nga prova e parë mbetën rreth 13 minuta, ndërsa me përmirësimin e kushteve në pistë, ato rinisën sërish në orën 16:40 minuta, transmeton tch.
Më herët, shiu bëri ta pamundur edhe zhvillimin e sesionit të tretë të provave të lira, i programuar të zhvillohej gjatë paradites së sotme.