Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Lazio- Milan

Edhe zyrtarisht është shtyrë ndeshja ndërmjet Lazios dhe Milanos për shkak të motit të ligë që po mbretëson në Romë, raporton Football Italia.

Ndeshja duhej të fillonte në ora 15:00 në “Stadio Olimpico”, por është shtyrë për shkak të reshurave të mëdha, transmeton Koha.net.

Të reshurat e mëdha dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar probleme të mëdha në kryeqytetin italian, përfshirë ndërprerjet e energjisë elektrike, rrugët e bllokuara dhe pezullimin e shërbimeve në metro.

Moti i keq kishte shtyrë edhe ndeshjen Sampdoria – Roma, përderisa rrezikon të suspendohet edhe ndeshja ndërmjet Udineses e Genoas.

Artikuj të ngjashëm