Drejtori sportiv i Romës, Monchi raportohet se dëshiron qëndrimin e Eusebio Di Francescos, por i të njëjtit mendim nuk është edhe presidenti i klubit, James Pallotta.
Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Monchi dhe Pallotta janë në SHBA për të realizuar planet për sezonin e ardhshëm.
Gazeta italian sqaron se drejtori sportiv është i bindur nga puna e Di Francescos dhe dëshiron që të krijojë një ekip rreth ideve të trajnerit.
Sidoqoftë, Pallotta do të detyrohet të shkarkojë trajnerin nëse klubi dështon të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.
Artikuj të ngjashëm