Alvaro Morata do të transferohet te Barcelona gjatë kësaj jave.
“AS” shkruan se kalimi i spanjollit te Barça 95 për qind është punë e kryer.
Morata është i huazuar te Juventusi nga Atletico Madridi.
Por, bëhet e ditur se Barcelona ka arritur marrëveshje me Atleticon për Moratën me mundësi të blerjes totale në fund të sezonit. Një marrëveshje për ndërprerjen e huazimit është arritur edhe me Juventusin.
Detajet tjera ende nuk janë bërë të ditura. Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez planifikon që të ketë Moratan në skuadër me 12 janar në ndeshjen e Superkupës kundër Real Madridit.
Më herët, 29-vjeçari e ka veshur edhe fanellën e Real Madridit.