Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata shënon tre gola ndaj Juventusit

Alvaro Morata ka shënuar “hat-trick” në fitoren e Atletico Madridit në miqësoren kundër Juventusit.

Atletico mposhti të dielën Juventusin me rezultatin 4:0. Golin e parë Morata e shënoi në minutën e 10-të, të dytin në minutën e 43-të, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 62-të.

Morata ka qenë i huazuar sezonin e kaluar te Juventusi nga Atletico Madridi, ndërsa shpreson ta ketë sërish në skuadër.