Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata rikthehet në Serie A

Alvaro Morata pritet të largohet nga Chelsea, pas një sezoni dëshpërues me londinezët.

Sulmuesi spanjoll është parë në qytetin e Milanos, së bashku me menaxherin e tij ku është takuar edhe me drejtuesit e klubit të Juventusit.

Për 25-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Milan.

Morata së fundi është lënë jashtë edhe nga Përfaqësuesja e Spanjës, për Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Rusi.

Spanjolli ka kontratë me londinezët deri në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm