Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata paralajmëron rikthimin te Reali

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, ka paralajmëruar se mund të rikthehet te Real Madridi.

Morata, 25-vjeçar, ka realizuar 10 gola në Premier Ligë që prej transferimit të tij për 70 milionë euro nga Madridi gjatë vitit të kaluar.

Spanjolli është i lënduar dhe në një intervistë për “Movistar+” ka thënë se është i lumtur te Chelsea, por mund të rikthehet në Madrid.

“Natyrisht se kam respekt për Chelsean që u mundua shumë për transferimin tim dhe jam i lumtur që jam këtu, por Madridi për mua mbetet Madrid”, ka thënë veç të tjerash spanjolli.

Artikuj të ngjashëm