Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata mund të rikthehet në La Liga

Alvaro Morata nuk i ka zbehur shpresat për një rikthim në La Liga. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, synimi i sulmuesit është të transferohet te Barcelona.

Morata ishte lidhur me një kalim te Barça gjatë afatit kalimtar të janarit, por transferimi nuk u realizua.

Morata është i huazuar te Juventusi nga Atletico Madridi deri në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi spanjoll ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat.