Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata, ka thënë se edhe shumë ekipet kundërshtare që janë në grup me ta, do ta aplikojnë lojën defanzive të Greqisë.
Morata përmendi Gjeorgjinë, si një nga kundërshtarët që pritet të mbyllet tërësisht kur të luajë ndaj Spanjës.
Sulmuesi i Juventusit këto komente i bëri pas barazimi 1:1 ndaj Greqisë, ndërsa kjo e fundit goditjen e vetme në portë e pati në realizimin e golit nga penalltia.
“Ne e dinim se si do të luante Greqia sonte. Secila përfaqësuese që di si të mbrohet mund të bëj gjërat e vështira. Ne duhet të nxjerrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje dhe të vazhdojmë të punojmë fortë. Do të kemi shumë ndeshje tjera me rivalë që do të mundohen të na bëjnë këtë. Në fakt Gjeorgjia luan në stil të njëjtë. Ne duhet të mësohemi që të kemi momente të komplikuara dhe të nxjerrim më të mirën prej tyre”, ka thënë sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata.
Pjesë e këtij grupi është edhe Kosova dhe Suedia.