Barcelona nuk do t’i luajë ndeshjet në shtëpi në “Camp Nou” në edicionin 2023/24, por si stadium alternativ mund të jetë “Montjuic Olympic Stadium”.
Për shkak të renovimit, Barça duhet të lëvizë diku tjetër.
Qendra sportive që përfshin edhe stadiumin e futbollit, përdoret edhe për atletikë, por edhe për koncerte.
Stadiumi është hapur në vitin 1929 dhe ka kapacitet prej 55 mijë ulëseve.
Ngjarja më e madhe në këtë vend kanë qenë Lojërat Olimpike “Barcelona 1992”.