Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Montella teston formacionin e ri të Milanit

Milani pritet të eksperimentojë me formacionin e ri 3-4-2-1 me Hakan Calhanoglun dhe Suson prapa qendërsulmuesit Andre Silva.

Kuqezinjtë presin SPAL-in të mërkurën mbrëma dhe shkaku i mungesave të Andrea Contit dhe Luca Antonellit trajneri Vincenzo Montella ka ndërruar formacionin.

Sipas Sky Sport Italia, formacioni i ri varet nga roli i Calhanoglut, i cili ka shkëlqyer në pozitën e re në fitoren 5 me 1 në Europa Ligë ndaj Austria Vienna.