Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Montella te Sevilla,por ka një problem

Mediat spanjolle raportojnë se Vincenzo Montella është afër të marrë drejtimin e Sevillës, por do të zyrtarizohet vetëm pasi të zgjidhë të gjitha problemet me ish-klubin e tij, Milanin.

Marca raporton se Sevilla e ka zgjedhur Montellan për ta zëvendësuar Eduardo Berizzon, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, gazeta spanjolle raporton se Montella ende është i kontraktuar me Milanin deri më 2019, dhe duhet të sqarojë situatën me Milanin para se të nënshkruajë për klubin andaluzian.

43 vjeçari është i papunë që nga nëntori kur ishte shkarkuar nga Milani, dhe gjithashtu ka qenë një nga kandidatët për të marrë menaxhimin e kombëtares së Italisë.