Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Montella shkarkon trajnerin e fitnesit

Vincenzo Montella ka njoftuar se Milani ka ndaluar bashkëpunimin me trajnerin e fitnesit, i cili nuk u pajtua me format e reja të përgatitjes fizike.

Kuqezinjtë italianë janë në presion pas shpenzimit të 200 milionë eurove gjatë verës, derisa dy ndeshjet e fundit janë mposhtur nga Lazio e Sampdoria.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, mora vendim dhe konsideroj se përgatitja fizike është pjesa në të cilën duhet bërë përmirësime”, ka shkruar Montella në një postim në Twitter.

“Kam filluar planin e ri të përgatitjeve, për të cilat nuk kam gjetur marrëveshje të plotë me asistentin tim, trajnerin Emanuele Marra. Së bashku morëm vendim që të ndajmë rrugët. E falënderoj për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve”.