Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Montella: Interi vonoi lojën

Vincenzo Montella ka thënë se goli i barazimit të Milanos arsyetohet me Interin që humbi kohë në 25 minutat e fundit të takimit.

Kuqezinjtë ishin në disavantazh prej dy golave në pjesën e parë, por barazuan në fund me golat e mbrojtësve Romagnoli dhe Zapatas, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se kishte protesta nëse ishte gola apo jo”, ka thënë Montella pas ndeshjes.

“Interi vonoi lojën në 25 minutat e fundit. Rerferi e vërejti këtë dhe dha minuta shtesë. Gjyqtari i katërt na tha se në vend të pesë minutave shtesë është dashur të jenë gjashtë. Kishte shumë humbje kohe me Orstaton”.