Vincenzo Montella ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e Milanit, pavarësisht humbjes 2 me 0 nga Roma.
Edin Xheko dhe Alessandro Florenzi realizuan dy gola për t’i sjellë fitoren Romës në kryendeshjen ndaj Milanit.
“Isha më shumë i brengosur pas lojës me Sampdorian, ku s’mund të dinim se çfarë ndodhte”, ka thënë Montella për Mediaset Premium. “Mendoj se Milani luajti në nivel me Romën. Jam i kënaqur me shpirtin dhe kualitetin e lojës. Nuk e kam të lehtë të gjej dikë që s’ishte në nivel, duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit dhe se Roma ka ekipin e njëjtë që pati sezonin e shkuar, kur përfundoi e dyta”.
Milani tani është nëntë pikë prapa kreut të tabelës pas shtatë xhirosh, por Montella thotë se nuk frikësohet për arritjen e top-katërshes.