Vincenzo Montella ka thënë se është i lumtur te Milani dhe se do të qëndronte te klubi italian për një kohë të gjatë.
Ish-sulmuesi i Romës ka shkëlqyer me Milanin këtë sezon dhe synon ta shpie ekipin në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
“Do të mendoj se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Montella për La Repubblica.
“Tani kam marrëdhënie të mira me udhëheqësin, i cili është i kënaqur. Silvio Berlusconi? Presidenti ka të drejtën që të shpreh dëshirat e tij. Është një rrëfim unik dhe e ndjen përgjegjësinë për të fituar me futboll të bukur”, ka shtuar trajneri Montella.
“Kjo punë është e ndryshueshme. Duhet të fitoj dhe të siguroj rezultate. Jam i lumtur që jam trajner i Milanit dhe do të doja qëndrimin për një kohë të gjatë”.