Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monchengladbachu ndal Bayernin

Bayern Munichu është mposhtur në udhëtim te Monchengladbachu, 2-1.

Vendasit shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë të takimit, transmeton Koha.net.

Ishte Hazard ai që u tregua i saktë nga penaltia në minutën e 39, kurse pas pesë minutave epërsinë e vendasve e dyfishoi Ginter.

E tëra që arriti të bëjë Bayerni në vazhdim të takimit ishte të ngushtojë rezultatin, dhe këtë e bëri përmes Arturo Vidalit, i cili realizoi në minutën e 74.

Përkundër humbjes Bayerni vazhdon të mbetet lider me 29 pikë, kurse Gladbachu në vendin e katërt ka 24 pikë.

Artikuj të ngjashëm