Sport

Momentet kur Robertsoni goditi Messin, të cilit i “hakmerret” Suarezi

Foto: Reuters

Një ndeshje tensionuese është zhvilluar në pjesën e parë në Anfield Road ndërmjet Liverpoolit dhe Barcelonës, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në fillim të pjesës së parë mbrojtësi i Liverpoolit, Robertson në mënyrë josportive e goditi në kokë me duar Leo Messin, transmeton Koha.net.

E pak minuta më vonë Robertsonit “iu hakmor” Luis Suarez, i cili e goditi me këmbë nga pas.

Liverpooli po udhëheq me rezultat prej 1 me 0. Por, Barcelona kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat prej 3 me 0.