Mbrojtësi i Werder Bremenit, Marco Friedl, u desh që me trup ta mbronte tri herë skuadrën e tij të shtunën dhe të merrte goditje të fuqishme me top. Jo një herë, as dy herë, por plot tri herë.
Werder Bremeni u mposht 3:1 në shtëpi te Union Berlini.
Robert Andrich provoi të shënonte gol me një gjuajtje të fuqishme brenda zonës, Friedl e bllokoi atë. Më pas u shtri në tokë, kurse Andrich e goditi topin edhe dy herë tjera.