Portieri i Moldavisë, Stanislav Namashko, në konferencë për media para sfidës ndaj Kosovës ka thënë se kanë udhëtuar për fitore.
Moldavia nesër luan ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton KOHA.
“Ekipi është i përgatitur për ta bërë më të mirën ndaj Kosovës. Kemi të bëjmë me një ndeshje të vështirë por Moldavia ka ardhur për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Namashko.
Sahiti: Paraqitja ndaj Sllovenisë na ka ngritur moralisht, kundër Moldavisë për fitore
Derisa trajneri i Moldavisë, Engin Firat, e konsideron të vështirë përballjen me Kosovën, derisa rreziku më i madh, sipas tij, vjen nga Vedat Muriqi.
“Kosova është një ekip i fort dhe do të jetë e vështirë. Do të bëjmë gjithçka që ta ndalim Muriqin. Kemi pasur probleme dhe lëndime në fazën e mbrojtjes. Do ta kemi të vështirë ta ndalim Vedatin, por ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur rezultat pozitiv”, ka thënë Firat.
Ai ka shtuar se Kosova ka potencial të madh dhe s’do të ishte befasi që të luajë në Ligën B.
“Kosova dhe ne kemi vuajtur nga COVID-19, por Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe unë besoj se nuk do të ishte befasi nëse do të luante në Ligën B me potencialin që ka”, ka thënë Firat.