Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mohurinho kritikon yjet e Botërorit

Jose Mourinho tha se fitorja mahnitëse e Japonisë 2:1 ndaj Gjermanisë nuk ishte “një surprizë e çmendur” sepse ai beson se lojtarët evropianë nuk po luajnë për ekip.

Ai thotë se lojtarët aziatikë kanë një mentalitet skuadre që ndryshon nga yjet evropianë të cilët sipas tij kanë “një fokus të madh në ego”.

Mourinho është në Japoni këtë javë me skuadrën e tij Romën për Kupën “euro-japoneze”.

“Unë mendoj se në këtë moment në futbollin evropian, ka një fokus të madh te individi, një fokus i madh te egot. Nuk kam stërvitur kurrë lojtarë japonezë, por unë kam stërvitur lojtarë aziatikë. Në rastin tim, unë kam qenë me fat sepse kam punuar me lojtarin më të mirë aziatik, Son dhe e kuptoj që mentaliteti është vërtetë i veçantë. Skuadra është gjëja më e rëndësishme. Njerëzit luajnë për ekip, nuk luajnë për vete”, ka thënë Mourinho, raporton AP të enjten.

Mourinho është pyetur nëse në një të ardhme mund ta marrë drejtimin e Japonisë, ndërsa një gjë të tillë nuk e ka mohuar.

Artikuj të ngjashëm