Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi pritet të vazhdojë kontratën me Realin

Luka Modriq ka vendosur të vazhdojë kontratën me Real Madridin.

Mesfushori kroat ishte afër kalimit te Interi gjatë verës, por nuk u arrit marrëveshja përfundimtare për transferimin e tij në Itali.

Interi pritej që të kthehej për transferimin e tij gjatë verës së vitit 2019, por gazeta Marca raporton se 33-vjeçari me shumë gjasë do të vazhdojë kontratën edhe për dy vjet.