Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi heq “mallkimin” e “Nikes”

Kroacia përfundoi e dyta në botërorin “Rusia 2018” derisa kapiteni i saj, Lluka Modriq, fitoi “Topin e artë” si lojtari më i mirë i turneut.

Modriqi është kroati i parë që e fiton këtë çmim, pasi bashkëkombësi i tij, Davor Shuker, në botërorin e vitit 1998 kishte fituar “Topin e argjendtë” si lojtari i dytë më i mirë i turneut, transmeton “Koha Ditore”. Por kjo nuk është lidhja e vetme e Modriqit me botërorin 1998.

Shuker për “Topin e artë” ishte mposhtur nga sulmuesi brazilian Ronaldo, i cili atëbotë luante me këpucët e kompanisë sportive “Nike”.

Më pas kjo kompani priti dy dekada që të thyejë “mallkimin”, pasi në katër botërorët në vazhdim ky çmim është fituar nga futbollistët që kishin të mbathura këpucët “Adidas”.

Modriqi luan me këpucët “Nike” dhe çmimin e fitoi pas Lionel Messit (2014), Diego Forlanit (2010), Zinedine Zidanes (2006) dhe Oliver Kahnit (2002).