Luka Modriq ka insistuar se nuk është i shqetësuar për ngecjen e bisedimeve për kontratën së tij me Real Madridin.
Modriq ka kontratë me klubin spanjoll edhe gjashtë muaj, por negociatat për rinovimin e kontratës mes klubit dhe kroatit nuk janë përfunduar ende.
Ylli kroat thotë se është i qetë për situatën dhe ka besim se klubi e di se si ndihet ai në lidhje me të ardhmen e tij me ta.
“Jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje dhe do të bëjmë atë që është më e mira për të dyja palët.
Nuk do të duhen dy minuta për të arritur një marrëveshje. Nuk po mendoj për këtë tani. Dëshira ime dihet dhe klubi e di këtë”, deklaroi Modriq.
36-vjeçari ndihmoi madrilenët për të fituar Superkupën e Spanjës duke realizuar një gol në finale në fitoren 2:0 ndaj Athletic Bilbao.