Real Madridi e ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës edhe për një vit me Luka Modriqin.
Mesfushori kroati është pjesë e madrilenëve që nga viti 2012, kur u transferua nga Tottenhami.
36-vjeçari ka fituar gjithçka në nivel klubesh me Realin gjatë kësaj periudhe, përfshirë edhe Topin e Artë.
Ka 436 paraqitje për Los Blancos, ku ka kontribuar edhe me 31 gola.