Luka Modriqi pritet të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin.
“AS” raporton se pavarësisht moshës së Modriqit, i cili ka 35 vjet, drejtuesit e Realit mendojnë se kroati ende mund të japë kontribut për të arritur suksese dhe për këtë janë të gatshëm t’ia vazhdojnë kontratën. Kontrata aktuale i skadon në fund të këtij sezoni.
Për të janë interesuar shumë klube të mëdha evropiane.
Mesfushori që fitoi “Topin e Artë” në vitin 2018, si dhe të gjithë titujt e mundshëm me Realin, te klubi spanjoll u transferua në vitin 2012 nga Tottenhami.
Artikuj të ngjashëm