MKRS-ja ka dërguar telegram ngushëllimi pas vdekjes së ish-gjyqtarit kosovar, Shinasi Berisha në moshën 73 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.
Ky është telegrami:
Lajmin për ndarjen nga jeta të dashurit tuaj, gjyqtarit të mirënjohur të futbollit, Shinasi Berisha, e morëm me pikëllim të thellë.
Kosova, ka humbur një njeri i cili ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në fushën e ndarjes së drejtësisë në sport, ka humbur një ekspert e gjithsesi një njeri e familjar shumë të mirë.
Ai ka dhënë kontribut të çmuar për sportin dhe në promovimin e vendit, si gjyqtari i parë sportiv në FIFA. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe mungesa e tij do të vërehet në mesin tonë. Shinasiu gjithmonë do të kujtohet me pietet si një luftëtar i paepur, ashtu siç luftoi edhe me Parkinsonin për vite të tëra.
Edhe
Vdes ish-gjyqtari i njohur kosovar, Shinasi Berisha
Me punën dhe përkushtimin e tij si profesionist i sportit, ka bërë të jetë mik i respektuar i të gjithë atyre që e kanë njohur.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Shinasi Berishës, ngushëllime sportistëve dhe sportdashësve.