Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ka vizituar sot Komunën e Podujevës, me ç ‘rast ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me kryetarin në detyrë të kësaj komune, Nexhmi Rudari për fushat sportive në Kërpimeh, të cilat janë investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej 25 eurosh, projekt ky që do të implementohet gjatë vitit 2020.
Kryetari Rudari u shpreh shumë i kënaqur që Podujeva është prioritet investimi për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sepse vërtetë qytetarët e Podujevës kanë nevojë për kushte më të mira sportive, rinore e kulturore.
Artikuj të ngjashëm
-
MKRS-ja premton investime të shumta në Podujevë
-
Në Ferizaj i vihet gurthemeli pallatit të kulturës dhe inaugurohen fushat e tenisit
-
MKRS zotohet të mbështesë ndërtimin e pallatit të kulturës dhe të stadiumit të ri në Ferizaj
-
Dumoshi e gatshme të mbështesë kërkesat e komunitetit boshnjak në Prizren e Dragash
-
Malishevës i premtohet mbështetje në projekte sportive nga MKRS-ja