Mesfushori i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan raportohet se është përfshirë në një fjalosje me Jose Mourinhon gjatë muajit nëntor.
Mkhitaryan sezonin e ri e nisi mirë, por ka munguar në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në formacionin e Unitedit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho së fundmi ka pohuar se vendimi për mungesën e armenit vjen shkaku i formës së mirë të mesfushorëve tjerë, por sipas ESPN, mungesa e Mkhitaryanit vjen si shkak i një përplasje që ka ndodhur me portugezin gjatë analizave të videove në qendrën stërvitore.
ESPN raporton se Mkhitaryan nuk ishte i kënaqur që u përjashtua në analizat e videove pas ndeshjes me Brightonin më 25 nëntor dhe dyshja u përfshi në një argument që vazhdoi edhe në korridore të qendrës stërvitore.