Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mirënjohja për vepër jetësore i takon Driton Kukës

Trajnerit të xhudos Driton Kuka i është ndarë mirënjohje për vepër jetësore. Kuka ka arritur si trajner të gjitha sukseset që mund të arrihen.

“Po i bie që po do me më qitë në pension, por është kënaqësi të shohësh gjithë këta fitues. Është nder i veçantë në këtë vit të veçantë ku i kam sjellë telashe jurisë për të bërë përzgjedhjen ne mes dy të artave. Por ku ka më kënaqësi. Këto rezultate janë meritë e shumë gjeneratave dhe dhashtë zoti të përcjellën rezultatet tona edhe ne sportet tjera”, ka thënë Kuka.

Këtë vit Distria Krasniqi e Nora Gjakova fituan të arta olimpike, ndërsa Kuka u zgjodh edhe trajneri më i mirë i vitit në botë.