Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miqësorja vëllazërore Shqipëri-Kosovë luhet më 29 maj në Cyrih

Pas shumë spekulimeve, është vendosur zyrtarisht që miqësorja në futboll mes Shqipërisë dhe Kosovës të luhet më 29 maj në Cyrih.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës për Kohën Ditore.

FFK:

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, më në fund Federata e Futbollit e Zvicrës ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih në orën 20.00.

Ditë më parë u tha se Shqipëria nuk kishte arritur të marrë pëlqim nga Zvicra, por tani gjithçka është zyrtare dhe miqësorja do të zhvillohet në Cyrih.