Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milwaukee pëson humbjen e parë të sezonit

Ekipi i cili ishte i vetmi pa humbje në këtë edicion, Milwaukee Bucks, është dorëzuar në përballjen ndaj Boston Celtics.

Celtics ia shkaktoi disfatën e parë Milwaukeet, pasi e mposhti me 4 pikë më shumë 117:113.

Në “TD Garden” të Bostonit, vendësit ishin të jashtëzakonshëm nga distanca për tre pikë, duke realizuar plot 24 herë nga ky pozicion dhe, njëherësh, duke thyer rekordin e tyre për më së shumti trepikësha në një ndeshje.

Në fitoren e Celtics më i efektshmi ishte Kyrie Irving me 28 pikë e 7 asistime, i ndihmuar nga Gordon Hayward, i cili shtoi edhe 18 pikë e 5 asistime.

Artikuj të ngjashëm