Milani raportohet se gjatë kësaj vere do të tentojë transferimin e Edin Xhekos nga Roma.
Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, anësori i Borussia Dortmundit, Marco Reusi mbetet “ëndërr”, por Milani ka nevojë edhe për një sulmues që garanton së paku 15-20 gola në Serie A.
Gazeta sqaron se Roma duhet të shesë lojtar ndërsa Milani gjatë verës mund të ofrojë 25 milionë euro pasi pritet të shesë Kaliniqin.
Xheko gjatë këtij sezoni ka realizuar 14 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat.