Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani rrit interesimin për superyllin e PSG-së

Kërkimi për sulmuesin e nivelit më të lartë mbetet motivi i Milanit dhe pikërisht gjatë orëve të fundit të merkatos ka shpërthyer ideja e çmendur, ajo për Edinson Cavani.

“Matador” mund të largohet nga PSG-ja, sidomos, nëse aty do të qëndrojnë që të dy, si Kylian Mbappé, por mbi të gjithë Neymar, e ardhmja e të cilit nuk duket aq e afërt me Madridin.

Sulmuesi uruguaian mund të jetë një prej futbollistëve të dobishëm që PSG-ja të mund të arkëtojë dhe të rifutet në kornizat fiskale të FIFA-s, të vendosura përmes 'Fair Play Financiar’. Një operacion që për Milanin shihet si i vështirë, por jo i pamundur. Do të shërbente një shitje e dyfishtë, dhe emrat janë ata të Bonuccit e Donnarummas.

Me lamtumirat e tyre Milani do të arkëtonte afërsisht 80 milionë euro dhe do të investonte rreth 45-50 milionë për kartonin e “Matadorit”, ndërsa paga e tij do të mbulohej nga kursimet e pagave të Bonuccit e Donnarummas, rreth 13 milionë euro të kursyera në vit.

Artikuj të ngjashëm