Vetëm gjashtë sekonda i janë dashur Milanit që të arrijë golin e epërsisë ndaj Sassuolos në xhiron e 13-të të Serie A në Itali.
Rafael Leao realizoi në superaksionin e shpejtë të ekipit të Stefano Piolt.
Sipas faqes që merret me statistika, Opta, ky ishte goli më i shpejtë në histori të Serisë A, duke thyer rekordin e mbajtur nga Paolo Poggi në dhjetor të 2001-s me Piacenzan. Atë kohë ai kishte shënuar për tetë sekonda.
Artikuj të ngjashëm