Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani pëson debakël nga Verona

Milani ka pësuar humbje të thellë në përballjen e sotme në udhëtim te Verona.

Skuadra e Gennaro Gattusos pësoi me rezultat prej 3 me 0, raporton Koha.net.

Epërsinë e parë vendasit e krijuar në minutën e 24 përmes Caracciolos, që shënoi pas asistimit nga Romulo.

Në pjesën e dytë nikoçirët shënuan edhe dy herë të tjera përmes Keanit, dhe Bessas.

Milani mbeti menjë lojtar më pak në fushë në minutën e 90+1 kur Suso u përjashtua me karton të kuq.

Pas kësaj humbje Milani mban vendin e shtatë me 24 pikë, përderisa Verona në vendin e 17 ka 13 pikë.