Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në presion të rezultateve luan te Sassuolo

Serie A do të kthehet në aksion këtë fundjavë dhe Milani do të luajë në udhëtim te Sassuolo të dielën, në orën 15:00.

“Rossonerët” janë në krye të tabelës dhe janë favorit për ta fituar duelin.

Sassuolo është në vendin e gjashtë në Serie A për momentin.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli pati formë të luhatshme javëve të fundit dhe i duhet patjetër fitorja ndaj Sassuolos. E ka vetëm një pikë më shumë se rivali i qytetit, Interi, dhe nuk e ka luksin të lëshojë pikë në këtë ndeshje.

Në duelet mes vete, Milani ka rekord më të mirë se Sassuolo.

Edhe Napolin e pret derbi me Lazion Futboll Napolin e pret derbi me Lazion

I ka fituar 10 nga 18 ndeshjet e fundit. Pesë fitore i ka skuadra e Sassuolos.

Takimi i fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve u fitua nga Milani, me dy gola të Zlatan Ibrahimoviqit që mund të jetë i gatshëm për këtë duel.

Vëmendje të veçantë do të ketë edhe dueli i fundit i xhiros së 13-të.

Lazio i Vedat Muriqit, Thomas Strakoshas e Marco Aliajt do të jetë nikoqir i Napolit të Amir Rrahmanit e Elseid Hysajt.

Këto dy ekipe do të përballen të dielën në orën 20:45 në “Stadio Olimpico”.

Edhe Ndeshje të vështira për skuadrat e kreut në Serie A Futboll Ndeshje të vështira për skuadrat e kreut në Serie A

Lazio, që në përbërje pritet ta ketë të gatshëm edhe sulmuesin shtatlartë të Kosovës, Muriqin, pozicionohet në vendin e nëntë në renditje me 18 pikë, ndërsa Napoli është në vendin e pestë me pesë më shumë.

Lacialët e kanë fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit në Serie A kundër Napolit, 1:0 në muajin janar.