Skuadra e Milanit po avancon ndaj Dinamo Zagrebit në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Pas 45 minutave të para në ndeshjen që po luhet në “San Siro” në kuadër të Grupit E, Milani është në epërsi me rezultatin 1:0.
Golin e epërsisë në këtë përballje e ka shënuar sulmuesi Olivier Giroud. Francezi ka realizuar nga penalltia në minutën e 45-të.
Te Dinamo prej minutës së parë po aktivizohet mesfushori Arijan Ademi.