Sulmuesi Olivier Giroud është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Milanit ndaj Dinamos. Milani fitoi 4:0 në Zagreb dhe tani i mjafton barazimi me Salzburgun për të kaluar në fazën nokaut të Championsit.
“Është fitore e madhe. Kemi dashur ta nisim ndeshjen mirë, që të jemi dominantë në sulm. Kemi mundur të shënojmë më shumë gola”, ka thënë Giroud.
“Kemi imponuar kualitet dhe përkushtim. Duam të kalojmë përtej fazës së grupeve”, ka shtuar ai.
Milani e luan në shtëpi ndeshjen e javës së ardhshme me Salzburgun.