Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në bisedime me Realin për Asension

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio

Milani ka nisur bisedimet me Real Madridin për transferimin e mundshëm të Marco Asensios, raporton “Calciomercato”.

Real Madridi është i gatshëm ta shesë Asension për të krijuar hapësirë për transferimin e Kylian Mbappes.

Mbappes pritet të transferohet te Reali pasi t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në verë të këtij viti.

Vlera e Asensios sillet në rreth 25 milionë euro dhe Milani po synon ta transferojë atë këtë verë.

Artikuj të ngjashëm