Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani ndan pikët me Napolin

Foto: Reuters

Nuk ka pasur fitues në derbin e javës së 21-të në Serie A ndërmjet Milanit dhe Napolit.

Për 90 minuta asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke ndarë pikët kështu me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.

Në minutën e 90+3 me karton të kuq u ndëshkua futbollisti i Napolit, Fabian Ruiz.

Milani tani në vendin e katërt ka 35 pikë, derisa Napoli në vendin e dytë ka 48 pikë.