Sulmuesi i Sportingut, Viktor Gyokeres, pritet të transferohet në verë te Milani, ndërsa si ndërmjetësues mund të përdoret ikona suedeze, Zlatan Ibrahimoviq.
Kështu kanë shkruar mediumet në Itali të shtunën.
25-vjeçari Gyokeres ka shënuar 36 gola dhe ka dhuruar 14 asistime në 39 paraqitje për Sportingun në të gjitha garat e edicionit 2023/24.
Për t’i siguruar shërbimet e Gyokeresit, Milani duhet të shpenzojë deri në 100 milionë euro.
Sportingu e bleu suedezin nga Coventry City në verën e vitit të kaluar për 21 milionë euro.