Sport

Milani mposht minimalisht Brescian

Milani ka mposhtur 1 me 0 Brescian në xhiron e dytë të Serisë A.

Hakan Calhanoglu realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai shënoi në minutën e 12-të pas asistimit nga Suso.

Kjo është fitorja e parë e Milanit këtë sezon, pasi u mposht nga Udinese në xhiron e parë.