Milani ka mposhtur 2:1 Bolognan në xhiron e 20-të të Serisë A për të ruajtur kreun e tabelës.
Ante Rebiq dhe Franck Kessie realizuan golat për liderin italian. Andrea Poli shënoi golin e vetëm për vendasit.
Në tabelë, Milani prin me 46 pikë të tubuara, pesë më shumë se Interi që e ndjek e që ka një takim më pak të zhvilluar.